Volkswagen edhe zyrtarisht ka prezantuar Golfin e ridizajnuar që bartë mbishkrimin Mk8.5, për të qëndruar si konkurrent i denjë në tregun ku po dominojnë crossoverët.
Golfi i ri ka një dizajn “më të mprehtë”, sistem të ri të infotainment, duke sjellë përmirësime të dukshme mekanike, kurse për blerësit në Evropë do të jetë i disponueshëm si “hatchback” dhe karavan, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu do të ofrohet edhe si eHybrid, GTE plug-in dhe GTI, derisa varianti më praktik (karavan) është shfaqur në pakon e R-Line.
Në ofertë mungojnë modelet R që bëjnë tërheqje me të katër rrotat si dhe GTD me naftë me performancë të lartë.
Ndryshimin më të madh në eksterier e paraqesin dritat e rifreskuara LED, ku modeli më i shtrenjtë ka dritat e përparme “full-LED”
Në pjesën e pasme gjenden dritat moderne me grafikë 3D të ngjashme me ato që i ofron Audi në modelet e saj.
Golfi i rifreskuar në paletën e saj sa i përket ngjyrave ofron katër opsione tjera. Crystal Ice e kaltër, Anemone e kaltër, Oyster dhe Grenadilla e zezë si dhe pesë dizajne të ndryshme të fellneve të aluminit me madhësi nga 16 deri në 19-inç.
Siç ishte rasti më modelin e mëparshëm, karavani nuk do të ofrohet me specifikat eHybird, GTE dhe GTI, por adhuruesit e kësaj marke shpresojnë që Golf R Variant me performansa të larta do të jetë pjesë e ofertës.
Sa i përket brendësisë, pamja e tij është zbuluar edhe në CES, kështu që tashmë dihet se hatchbacku i fuqishëm i rikthehet butonave konvencioanl, e njëjtë do të duhej të ishte me Golf R.
Ndryshimin më të madh në brendësi e paraqet gjenerata e ardhshme e sistemit infotainment, ku aty është ekrani 10.4-inç në formë të tabletit në modelin më të lirë, derisa në atë më të shtrenjtë 12.9-inç.
Modelin bazik do ta vë në lëvizje motori 1.5 litërsh TSDI me 150 kuaj-fuqi, kurse në të dy rastet fuqia motorike bartet në rrotat e përparme dhe do të ketë ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.
Versioni i “butë” hibrid do të ketë gjithashtu motor 1.5 litërsh eTSDI që ofron fuqinë e njëjtë, por që ka ndërrues automatik me shtatë shpejtësi.
Ata që duan më shumë fuqi, duhet të zgjedhin 2 litërshin TSDI me ndërrues me shtatë shpejtësi DSG, që prodhon 204 kuaj-fuqi.
Është interesant të përmendet se ai “flitet fare” për atë me tre cilindra 1 litërsh TSI që ishte përdorur në modelet më të hershme.
Kur bëhet fjalë për versionin me naftë, dihet se TDI do të jetë i disponueshëm në dy variante. Në të parin do të ketë ndërrues manual me gjashtë shpejtësi që prodhon 115 kuaj-fuqi si dhe në të dytin me ndërrues DSG me shtatë shpejtësi që ka 150 kuaj-fuqi. Të dy versionet bëjnë tërheqje me rrotat e përparme.
Ata që nuk duan Golfin me naftë, aty është eHybrid me 204 kuaj-fuqi, që ka ndërrues automatik DSG me shtatë shpejtësi. Modeli i elektrifikuar përdor bateri më të madhe me kapacitet nga 10.6 deri në 19.7 kWH, kurse rrezja e tij e veprimit është deri në 100 kilometra. eHybrid i mëparshëm nga Golfi mund të përshkonte 80 kilometra duke përdorur vetëm motorin elektrik.
Sa i përket modeleve hibride, tani ata përkrahen nga mbushësi AC me fuqi prej 11 kW në vend të mëparshmit prej 3.6 kW, si dhe mbushësin DC prej 50 kW që për 25 minuta do të mund të mbushë baterinë deri në 80 për qind. Me baterinë e plotë dhe rezervuarin e mbushur, nga VË vlerësojnë se mund të përshkojë 1 mijë kilometra. Versioni më mbresëlënës, Golf GTE ofron fuqinë e kombinuar prej 272 kuaj-fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Si funksionon një motor me djegie të brendshme?

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit