Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar se mjekët dhe personeli shëndetësor janë kërcënuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Vokshi thotë se Rama ndjek skemën e paligjshme të dosjes 339 dhe 184.
Deklarata e Albana Vokshit:
Skema kriminale për të detyruar me forcë qytetarët të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk ka përjashtuar as 18.500 mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, së bashku me familjarët e tyre.
Njësoj siç keni dëgjuar nga përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku mësuesit kërcënoheshin “me fluturim nga puna të hënën, nëse nuk votonin Edi Ramën, edhe tani, po ndiqet e njëjta skemë. Duke përdorur kërcënimet e paligjshme ndaj personelit shëndetësor, synohet rritja artificiale e pjesëmarrjes në votimet moniste të Edi Ramës.
Në Partinë Demokratike kanë ardhur denoncime të vazhdueshme gjatë tre ditëve të fundit që tregojnë se skema e kërcënimit të mjekëve dhe personit shëndetësor është masive, kapilare në të gjithë vendin, duke shkelur rëndë të drejtat e qytetarëve, duke i kërcënuar ata me vendin e punës.
Skema është krejtësisht e paligjshme dhe zbatohet nga persona janë anëtarë të shtabit elektoral të Edi Ramës. Ata telefonojnë personelin mjekësor, sipas listave që u janë vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme, duke i kërcënuar se, nëse duan ta ruajnë vendin e punës, duhet të dalin në votime të dielën. Duke zbatuar këtë skemë kriminale, njerëzit e Edi Ramës shkelin të paktën 4 nene të Kodit Penal, që ndëshkohen me disa vjet burg.
Dhuna partiake shtetërore që po ushtrohet ndaj mjekëve, infermierëve dhe personeli shëndetësor është rrënuese për standardet më minimale të zgjedhjeve dhe të demokracisë.
Kjo është e njëjta dhunë që krimineli Astrit Avdulaj, në bashkëpunim me drejtorët e Edi Ramës në Durrës, ushtronte ndaj votuesve të Partisë Demorkatike, pasi njerëzit e qeverisë i kishin identifikuar ata me lista të posaçme.
Partia Demokratike beson fuqimisht se faktet e presionit kriminal ndaj administratës do të zënë vend sërish në raportin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, njësoj si dy vjet më parë.
Partia Demokratike u bën thirrje mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor të mos ndjekin urdhrat e paligjshëm antikushtetues të qeverisë në ikje të Edi Ramës.
Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që është nën kërcënim për vendin e punës ta denoncojnë atë.
Duke qendruar fort, duke mbrojtur demokracinë, ata mbrojnë vendin e tyre të punës, mbrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker