LAJMI I FUNDIT:

Vodhi në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, imami Labinot Maliqi thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë

Vodhi në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, imami Labinot Maliqi thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë

Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë ai ka kryer këtë vepër në xhaminë “Dr. Prof. Bedri Kameri” në Prishtinë.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë thirrje publike për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografitë e shpërndara nga autoritetet.


Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe imami i xhamisë, Labinot Maliqi.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional.

Tutje ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin e të dyshuarit.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. E falënderoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe të shpejtë ndaj rastit të vjedhjes që ka ndodhur në xhaminë tonë”.

“Angazhimi i tyre për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur sigurinë publike është për t’u vlerësuar lart. Besojmë që me ndihmën e qytetarëve dhe përkushtimin e Policisë, personi i dyshuar do të identifikohet dhe do të përballet me drejtësinë,” ka thënë Maliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori