LAJMI I FUNDIT:

I vodhën çantën pushueses greke, arrestohet çifti nga Maqedonia e Veriut në Sarandë

I vodhën çantën pushueses greke, arrestohet çifti nga Maqedonia e Veriut në Sarandë

Dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, janë arrestuar këtë të premte nga policia e Sarandës si autorët e dyshuar të vjedhjes së çantës s ënjë turisteje greke.

Në pranga përfunduan shtetasit D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe.

Policia e Sarandës mundi të siguronte disa nga sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën dy autorët u larguan pas ngjarjes.


Uniformat blu bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut”, njofton policia. /Telegrafi/