LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu i bashkohet AAK-së

Vllahiu i bashkohet AAK-së

Sot edhe zyrtarisht në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka aderuar gazetari i njohur, Arbër Vllahiu.

Ai në konferencën e mbajtur për media ka theksuar se është nder për të që të mund të kontribuoj në këtë momente.

Sipas tij, të gjithë ata që po aderojnë kohëve të fundit nëpër parti politike, po thonë se tash është koha për t’i kontribuar vendit përmes këtij angazhimi.


“Unë e kam parë në AAK shtëpinë dhe një adresë të duhur për zhvillimin e vendit. Konsideroj se kjo është adresa dhe rrugëtimi jonë i përbashkët, për të ecur drejt këtij zhvillimi. Faleminderit për mundësinë dhe shansin e dhënë”, ka thënë Vllahiu.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me Vllahiun kanë rrugëtuar gjatë gjithë kohës bashkë nëpër temat politike nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ai ka thënë se gazetari i sapoaderuar ka qenë njëri nga emblemat e BBC në shqip.

“Njohës i temave politike në vend ishte në tavolinë me ne në të gjitha temat. Qëllimi ynë është me i dhënë vendit rend dhe ligj. Që nga sot do ta kem më të lehtë vlerësimin për tema dhe procese që kalon vendi”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori