LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet kontributi i Skënder Gashit, i ndahet Medalja e Meritave

Vlerësohet kontributi i Skënder Gashit, i ndahet Medalja e Meritave

Nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të LDK-së, Prof. Dr. Skënder Gashi.

Me këtë rast, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka ndarë Medaljen presidenciale të Meritave.

“Kam pasur rastin që gjithashtu të njohë nga afër profesor Gashin dhe respektoj kontributin e tij për liri, pavarësi, në arsim, por edhe rolin diplomatik të tij. Roli i tij ishte i jashtëzakonshëm për shkencën shqiptare, afirmimin e Kosovës dhe në këtë aspekt duke respektuar meritat e z. Gashi, kam vendosur që të ndaj medaljen presidenciale të meritave”, deklaroi kreu i shtetit.


Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se po ndahen nga një njeri që dha shumë për Kosovën.

“Sot jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesorit i cilin edhe në Prishtinë edhe në Vjenë ia ka kushtuar jetën misionit si profesor dhe si veprimtar. Në emër të kryetarit Mustafa, të LDK-së, sot me mërzi i themi lamtumirën e fundit për të lënë testamentin që ta duam Kosovën, ashtu siç baballarët tanë, themeluesit e LDK-së e realizuan”, th ai.

Profesor Rifat Blaku, tha se emri i profesorit Skënder Gashi nuk do të shuhet kurrë.

“Sot po ndahemi nga një punëtor i palodhshëm, nga një pedagog i mrekullueshëm. Veprat e të cilit shërbejnë si pikë referimi për studiuesit e ri. Me profesor Skënderin kam pasur fatin të bashkëpunojë dhe ishte njeri i urtë, modest, i kulturuar, por shumë i respektueshëm për të gjithë. Skënder Gashi në Vjenë bënte punë të jashtëzakonshme. Sot Kosovës po i shkëputet një yll i cili nuk do të shuhet kurrë”, tha ai.

Djali i profesorit Skënder Gashi, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi, ka falënderuar të gjithë që kanë nderuar jetën dhe vlerën e babait të tij.

“Një falënderim që e mundësuar që në shtëpinë e tij, në LDK, të nderohet edhe një herë”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori