LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin ka “imazhe sekrete satelitore – aty shihet e vërteta e 11 Shtatorit”!

Vladimir Putin ka “imazhe sekrete satelitore – aty shihet e vërteta e 11 Shtatorit”!

Vladimir Putin është në prag të publikimit të imazheve sekrete satelitore të sulmit të 11 Shtatorit, të cilat do të rrëzonin ato që kanë thënë qeveritarët amerikanë rreth kësaj ngjarje.

Siç shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, teoricienët e konspiracionit thonë se presidenti rus ka mbledhur një numër provash të cilat dëshmojnë se qeveria dhe shërbimet e inteligjencës amerikane janë të përfshirë në komplotin mizor.

11 Shtatori: Rastësitë që lidhen me numrin 11, që të lënë pa mend!
Lexo po ashtu 11 Shtatori: Rastësitë që lidhen me numrin 11, që të lënë pa mend!

Po sipas këtij mediumi, grupi terrorist al-Kaida janë mbajtur zyrtarisht përgjegjës për përplasjen e aeroplanëve në Qendrën Botërore të Tregtisë “Kullat Binjake”, duke vrarë rreth 3,000 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 6.000 të tjerë.


Por kërkuesit e së vërtetës, shton ky medium, besojnë se administrata e presidentit George Bush ishte prapa sulmit të tmerrshëm, duke pretenduar se xhelatët e Osama Bin Ladenit ishin vetëm “figurë shahu”.

11 Shtatori: “Faktet që dëshmojnë se bombat u mbollën në Kullat Binjake"! (Foto/Video)
Lexo po ashtu 11 Shtatori: “Faktet që dëshmojnë se bombat u mbollën në Kullat Binjake"! (Foto/Video)

Megjithatë, thuhet se pavarësisht nga pretendimet se kullat u rrëzuan nga një “shpërthim i kontrolluar”, nuk ka asnjë provë konkrete për të sugjeruar se qeveria amerikane kishte ndonjë përfshirje në këtë ngjarje.

Megjithatë, përcjell Telegrafi, DailyStar shkruan se webfaqja e gazetës politike ruse, Pravda ka raportuar se Putin është në prag të publikimit të “provave autoritare”, të cilat dëshmojnë “përtej çdo dyshimi” se Shtëpia e Bardhë ishte e përfshirë direkt.

“Njeriu në rënie”: Rrëfimi pas fotografisë më të fuqishme të 11 shtatorit (Foto)
Lexo po ashtu “Njeriu në rënie”: Rrëfimi pas fotografisë më të fuqishme të 11 shtatorit (Foto)

Raporti është publikuar më 7 shkurt 2015 nga gazeta ruse, e cila shiti miliona kopje në ditë.

Artikulli thotë: “Putin do të godasë një herë, por ai do të godasë rëndë”.

“Rusia po përgatit lirimin e provave të përfshirjes së qeverisë së SHBA dhe shërbimet e inteligjencës në sulmet e 11 shtatorit. Lista e provave përfshin imazhet satelitore”.

“Sulmi ishte planifikuar nga qeveria e SHBA-ve, por ka bërë që sulmi ndaj Amerikës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të dukej si një akt agresioni nga ana e organizatave terroriste ndërkombëtare”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë

"Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë": Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trump

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori