Vjeshta dikton tendenca të reja në grim: Tri rregulla për fytyrën si në faqen e parë

Truqet që kursejnë para dhe bëjnë që fytyra të duket e përsosur edhe atëherë kur ditët me diell mungojnë
Shpërthimet e fundit të verës na kujtojnë se sezoni i ri është gjithashtu koha për të ndryshuar grimin që kemi përdorur gjatë ditëve të ngrohta dhe me diell.
Grimeri profesionist Apollo Barragan kujton se pamja e bukur fillon me kujdesin e lëkurës, transmeton Telegrafi.
1. Kremi hidratues dhe pudra janë një kombinim i duhur
Shtoni pak krem hidratues në pudër në mënyrë që të ruani lagështinë dhe t’i siguroni lëkurës së fytyrës hidratim të përhershëm, posaçërisht nëse lëkura e fytyrës suaj është e thatë dhe e prirë ndaj pëlcitjes apo zbokthit.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që kremrat të cilat zakonisht i përdorni për kurën e lëkurës do të duhej t’i përjashtoni nga rutina ditore – përkundrazi. Kura e zakonshme është parakusht që grimi zbukurues të qëndrojë mirë.
2. Kujdes me bronzerin
Gjithashtu mund të përdorni bronzer në pjesë të caktuara të fytyrës për të theksuar tenin e lëkurës. Të vetmen gjë që nuk do të duhej ta bënit është kombinimi i bronzerit me pudrën dhe aplikimi në gjithë fytyrën, paralajmërojnë stilistët e grimit.
Bronzerin aplikojeni në pikat strategjike në fytyrë, aty ku lëkura duket natyrshëm e nxirë. Nëse e përzieni me pudrën dhe e aplikoni në gjithë fytyrën, nuk do të duket bukur. Ju sugjerojmë shtimin e një sasie të vogël bronzeri në bazën e grimit dhe aplikimin e këtij kombinimi në vendet e fytyrës në të cilat teni është më i zbehtë derisa ai të njëjtësohet natyrshëm.
3. Zgjedhja e duhur e ngjyrës së buzëkuqit
Nëse dëshironi të përdorni buzëkuq më të errët apo buzëkuq për buzë, mbetjen e bazës do të duhej ta plotësojë atë ndryshim. Gjeni nuancën e duhur e cila i përshtatet tenit të lëkurës suaj. Nëse lëkura juaj ka nuanca rozë, zgjidhni nuanca të thella kumbulle ose kokrra të kuqe.
Nëse, nga ana tjetër, çehrja juaj është e verdhë, zgjidhni një buzëkuq më të errët me nuanca kafe ose portokalli. Ngjyrat neutrale të lëkurës shkojnë mirë me të dy opsionet e përmendura të buzëkuqit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Instruktorja e notit paralajmëron prindërit: Mos blini kurrë rroba banje për fëmijë në këtë ngjyrë

Figura ideale trupore, sipas ekspertëve

Kate Hudson ‘sundoi’ në tepihun e kuq me paraqitjen sensuale

Vajza e Monica Belluccit ua kujton fansave nënën e saj të famshme gjatë xhirimeve të një reklame në Romë

Pse është një ide e mirë larja e fytyrës me ujë të gazuar?

Ylli i “Baywatch” fotografohet pa grim, nxit ortek komentesh: A është vërtet ajo?

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare