Një rast i vjedhjes ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Sipas tij, nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar dhe se rasti po hetohet.

“Rreth orës 09:00, policia ka pranuar informatën për një vjedhje të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Nga informacionet e para nuk raportohet për të lēnduar, ndërkaq policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Siç mëson Telegrafi vjedhja ka ndodhur në një argjendari në Prishtinë. /Telegrafi/