LAJMI I FUNDIT:

Vizitori gjeti një iPhone që ende funksionte pavarësisht që kishte disa ditë në ujë

Vizitori gjeti një iPhone që ende funksionte pavarësisht që kishte disa ditë në ujë

Një vizitor në një ishull Misisipi gjeti një iPhone të humbur në ujë dhe ishte në gjendje t’ia kthente pronarit të tij pasi zbuloi se pajisja ende punonte pasi gati një jave nën ujë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Erin Skaggs, nga Gulfport (Misisipi), tha se ajo humbi telefonin e saj në ujë gjatë një udhëtimi në Ditën e Përkujtimit në Horn Island.

“Supozova se nuk ia vlente të gjendej”, shkroi Skaggs në një postim në Facebook.


Skaggs tha se ajo bleu një telefon të ri ditën tjetër.

Në anën tjetër, Cody Lowe nga Biloxi tha në një postim në Facebook se ishte duke vizituar Horn Island të dielën kur gjeti një iPhone në ujë. Lowe e futi telefonin në prizë dhe u befasua kur pa se ai ende funksiononte.

Lowe postoi një foto të ekranit të kyçur të telefonit – ku ishte një foto e Skaggs dhe e burrit të saj – dhe ishte shpërndarë qindra herë përpara se të lajmi t’i shkonte Skaggs.

Skaggs tha se ishte veçanërisht mirënjohëse që iu kthye telefoni, pasi përmbante shumë fotografi për të cilat ajo kishte frikë se do të humbeshin përgjithminë.

“Faleminderit Cody Lowe! Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazh, e më njoftuan! Dhe faleminderit Apple për prodhimin e telefonave rezistent nga uji”, shkroi Skaggs. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Teknologji
Apple zhvillon kufjet me kamera?

Apple zhvillon kufjet me kamera?

Teknologji
Kalo në kategori