7 vende magjepsëse për t'u vizituar në të cilat vizat nuk janë problem

Planeti ynë nuk ndalon asnjëherë së befasuari me bukuritë e pafundme që posedon. Ekzotike, plazhe me rërë të bardhë, palma dhe melodia e shpendëve unik bëjnë që disa destinacione të jenë aq të bukura sa të bëjnë të mendosh nëse janë të vërteta.
Për këtë arsye ato cilësohen si disa prej vendeve më të bukura në botë për t’u vizituar të paktën një herë gjatë jetes tuaj. E vizita juaj në këto vende nuk është e pamundur, në fakt nuk ka qenë kurrë më e lehtë dhe për këtë kujdeset agjensioni turistik As Travel.
Lista më poshtë përshkruan disa nga karakteristikat kryesore të këtyre vendeve:
Peisazhe piktoreske, kulturë e ngrohtë ekzotike, ujëra të kristalta të cilat ndërthuren lehtësisht me rërën e bardhë, drunjtë e palmave dhe klimën e favorshme, ishujt Maldives i kanë të gjitha elementet që do t’ju bëjnë të përjetoni një udhëtim të paharrueshëm. Disa fakte interesante rreth ishujve Maldives: banohet kryesisht nga myslimanët sunitë, kultura lokale është në përzierje arabe dhe indiane të jugut, ka një shumëllojshmëri të përzgjedhje ushqimore, disa prej resorteve dhe hoteleve më të mira në botë mund t’i gjeni këtu, transporti deri në ishuj është po aq luksoz sa edhe vetë vendi. MauritiusZanzibar gjendet në bregun lindor të Tanzanisë dhe është destinacioni i përkryer nëse po kërkon ajër të freskët, plazhe të pastra, kulturë unike dhe kuzhinë të shijshme ku pëdoren erëzat lokale me famë botërore dhe një mikpritje për t’u pasur zili.
Vetëm kur mendoni për Zanzibarin, do t’iu parafytyrohen imazhet e plazheve të pafundme, por ky vend ofron shumë më tepër se kaq. Në Zanzibar ju mund të: dilni në shetitje në rrugët labirint të Qytetit të Gurit (Stone Town), të zhyteni në shkëmbinjtë nën-ujorë dhe të notoni pranë gjallesave të shumta ujore, të shijoni pamjet spektakolare të perëndimit të diellit etj.
Të ngjiteni në ndërtesën më të lartë në botë, të skijoni në shkretëtirë, të vizitoni qendrat më të mëdha tregtare apo të shijoni shkretëtirat me organizimet më mahnitëse, Dubai është padyshim vendi i aventurave të pafundme.Disa nga atraksionet tjera turistike të Dubait janë: Palm Jumeirah i njohur si ishulli më i madh artificial në botë, fontana e famshme “ The Dubai Fountain” me shfaqjet mbreslënëse, dhe qindra-mijëra restorante jo vetëm tradicionale por pothuajse nga çdo vend i botës që ofrojnë një shumëllojshmëri në përzgjedhje. TajlandaTë vizitoni këto vende nuk është më diçka e pamundur. Për të planifikuar dhe realizuar udhëtimin tuaj vizitoni As Travel, dhe bëni ëndrrat realitet duke mbushur albumin tuaj plot me fotografi dhe zemren tuaj plot me kujtime që do të zgjasin tërë jetën.
Për më shumë info vizitoni As Travel në Rr.Tringë Smajli, faqet zyrtare në Facebook & Instagram ose kontaktoni në: info@astravel-club.com. Gjithashtu mund të kontaktoni në numrin:+38345245888.
























































