Portieri italian Emiliano Viviano i ka përfunduar testet mjekësore te Interi, me klubin neroazzurrë që të vendosin brenda 48 orëve të ardhshme.

Calciomercato.com raportoi sot se Interi është vënë pas 34-vjeçarit italian, që konsiderohet si një zgjidhje afatshkurtër nga klubi, shkaku i shqetësimeve për gjendjen e kapitenit Samir Handanovic.


Slloveni ka pësuar një thyerje të gishtit javën e kaluar dhe gjendja e tij po e shqetëson klubin.

GettyImages 952707516 Emiliano Viviano . (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

Viviano, i cili aktualisht është një lojtar i lirë, do të bashkohej me skuadrën e Interit si rezerva e tretë e ekipit.

Interi do të vendosë nëse do të duan ta firmos me të në 48 orët e ardhshme.

GettyImages 1085579416 Viviano . (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Zikaltërit janë aktualisht është në krye të renditjes pas 23 ndeshjeve me pikë të barabarta me Juventusin. /Telegrafi/

telegrafi sport app