Viva Fresh në TOP 5-shen e liderëve të Ballkanit Perëndimor!

Sipas raportit më të fundit të Data4X, Viva Fresh është renditur si shitësi i 5-të më i madh në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar rritjen më të lartë prej 37% ndër të gjithë operatorët kryesorë të tregut.
Ky sukses reflekton besimin e konsumatorëve dhe fuqinë e një rrjeti që sot përfaqëson mbi 6,400 punonjës e staf profesional, të përkushtuar për të sjellë çdo ditë cilësi dhe vlerë për qytetarët. Në këtë rrugëtim, mbështetja e bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë ka qenë thelbësore për të ngritur standardet e shërbimit dhe për të forcuar pozicionin tonë në treg.
Viva Fresh falënderon të gjithë punonjësit, ekipin menaxhues dhe partnerët për kontributin e tyre të vazhdueshëm.
Së bashku po ndërtojmë një histori suksesi që fillon nga Kosova dhe vazhdon në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e më tej, duke afirmuar Viva Fresh si një prej liderëve rajonalë në sektorin e shitjes.


















































