Modelja italiane, Vittoria Ceretti, bëri bujë në Galanë Globale të The King's Trust në New York, duke u shfaqur me një fustan transparent që ekspozonte gjoksin dhe të brendshmet.

26-vjeçarja u shfaq me një fustan ngjyrë gështenje pa reçipeta, të kombinuar me taka të zeza dhe aksesorë të artë, duke tërhequr të gjitha shikimet.


Leonardo DiCaprio mungoi në event, por së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një pamje të re gjatë CinemaCon 2025 në Las Vegas, ku u shfaq me flokë dhe mjekër të lyer, shkruan DailyMail.

Tifozët spekuluan se ndryshimi i imazhit mund të lidhet me ditëlindjen e tij të 50-të apo me marrëdhënien me Vittorian.

Çifti janë bashkë që nga gushti 2023 dhe, ndonëse kanë një diferencë të madhe moshe, modelja ka thënë për Vogue France se lidhja e tyre është e sinqertë dhe e bazuar në besim.

Ajo shtoi se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë edhe me nënën e aktorit.

Ceretti ishte më parë e martuar me DJ Matteo Milleri, ndërsa DiCaprio ka pasur një listë të gjatë lidhjesh me modele si Gigi Hadid, Gisele Bündchen dhe Camila Morrone.

Edhe pse së fundmi është parë në shoqërinë e këngëtares Teyana Taylor, ai vazhdon të shihet në publik me Vittorian, duke treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e qëndrueshme. /Telegrafi/