LAJMI I FUNDIT:

Vitia takon sot kryetarët e komunave, do të diskutohet për masat antiCOVID

Vitia takon sot kryetarët e komunave, do të diskutohet për masat antiCOVID
Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot do të takohet me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave.

Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 13:00.

Temë e diskutimit do të jetë raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor në lidhje me masat antiCOVID.


Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që masat antiCOVID të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për një kohë derisa të bie numri i rasteve të reja me coronavirus.

Sipas këtij rekomandimi, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë fizike në shkolla, ndërkaq vendimi për këtë pritet të merret në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë për Telegrafin se beson që fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për pak kohë.

Të enjten përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi i fundit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja.

“Në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë”, shkruan Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori