Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale

Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2023 ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky Ligj është në fazën e implementimit.
Vitia ka theksuar se deri më 16 maj do të bëhen paraqitjet e të gjitha çmimeve ashtu siç e parasheh Ligji dhe se janë formuar dy mekanizma të filtrit që mos të abuzohet me çmimin.
“Vitin e kaluar në parlamentin e Republikës së Kosovës ka kaluar Ligji për nivelizimin e çmimit të barnave. Ky Ligj është në fazën e implementimit. Deri më datën 16 maj do të bëhen paraqitjet e të gjitha çmimeve ashtu siç e parasheh ligji por në këtë drejtim, kemi formuar dy mekanizma të filtrit që mos të abuzohet me çmimin. Përveç çmimeve që vijnë nga prodhuesi i kemi edhe çmimet referente nga rajoni dhe me implementimin e këtij ligji që do të ndodh gjatë këtij viti jo vetëm farmacistët që do të jenë të lumtur në këtë drejtim por të gjithë qytetarët e Republikës do të jenë zakonisht të lumtur sepse do ti themi njëherë e mirë stop por në mënyrë ligjore abuzimeve që kanë ndodhur me çmimet e barnave”, ka thënë ministri.
Ministri Vitia ka thënë se ka pasur raste kur një medikament në vendet tjera ka pasur një shumë të caktuar e te ne është shitur me dyfishin ose trefishin e çmimit e ku shpesh herë, sipas tij, pa të drejtë janë akuzuar farmacistët.
“Ka ndodh një bari që ka kushtuar në vendet e tjera me një shumë të caktuar të ne është shitur me dyfishin ose trefishin ku shpesh herë pa të drejtë janë akuzuar farmacistët për këtë fenomen dhe prandaj në koordinim edhe me ta, në koordinim me gjithë faktorët tjerë është ka bëhet dhe është në fazat finale paraqitja e këtyre çmimeve për tu implementuar. Ky Ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë Vitia për ekonomiaonline.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se grupet punuese janë duke punuar me intensitet të plotë në këtë drejtim dhe se presin që diku pas gjysmës së dytë të këtij viti të fillojë edhe me implementimi.
“Kemi pasur disa vonesa sa i përket komisionit dhe disa procedurave administrative që kanë zgjatur pak muaj dhe tani me intensitet të plotë grupet punuese janë duke punuar në këtë drejtim. Atë që e thash me datën 16 maj pritet që të publikohen të dorëzohen të gjitha çmimet dhe pastaj do të fillojë në bazë të Ligjit me afate kohore që i ka Ligji afatet e ankesave dhe afatet tjera të cilat presim që diku pas gjysmës së dytë të këtij viti të fillojë edhe me implementimin. Kurse sa i përket qytetarëve janë me qindra mijëra euro që qytetarët e Republikës së Kosovës do t’ i kursejnë për shkak se do të jetë tavani i këtyre çmimeve dhe më nuk mund të luhet më me çmime siç është bërë më herët”, ka thënë Vitia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës