Bashkimi Evropian mbijetoi edhe një vit. Mbajti edhe zgjedhje çuditërisht pozitive për Parlamentin e tij dhe zgjodhi disa njerëz mbresëlënës, sidomos gra, në pozita udhëheqëse.
Por, pavarësisht kësaj, blloku do të hyjë në dekadën e re me parashikimet për rritje më të ngadalshme ekonomike, me daljen e Britanisë dhe me tensione të rritura midis lojtarëve brenda dhe jashtë bllokut.
Nëse flisni me disa zyrtarë të BE-së, mund të nuhasni ajër optimizmi për të ardhmen e bllokut.
Sipas tyre, unioni ka treguar një rezistencë të vërtetë, duke iu mbijetuar krizave – të tilla si vala e migrantëve – që e kanë kërcënuar.
Ata flasin për suksesin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ku trendi i pjesëmarrjes së ulët është përmbysur për herë të parë prejse ka nisur votimi i drejtpërdrejtë, më 1979.
Pesëdhjetë për qind e popullsisë së BE-së vendosi të dalë në votime – 8 për qind më shumë se në zgjedhjet paraprake të 2014-së, transmeton Rel.
Fitorja e parashikuar e së djathtës ekstreme nuk u materializua kurrë.
Ajo fitoi pak, por jo mjaftueshëm sa për të qenë një forcë vërtet çrregulluese. Të Gjelbrit dhe Liberalët gjithashtu rritën numrin e votave.
Edhe në skenën kombëtare pati disa incidente të vogla populiste, që i gëzuan pro-evropianët.
Euroskeptiku italian, Matteo Salvini, u hoq nga Qeveria në Romë, dhe homologu i tij në Austri, Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje, pasi një video zbuloi se ka diskutuar kontrata biznesi – në këmbim të mbështetjes politike – me një grua që thoshte se është mbesa e një oligarku rus.
Emërimet e reja në Bruksel ishin gjithashtu mjaft të mprehta, me anim të qartë kah gratë.
Pas një vjeshte me seanca dëgjimore, Komisioni i ri Evropian nisi punën në dhjetor me në krye ish-ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen – të parën grua presidente.
Ajo ka në krah një grua tjetër frymëzuese, danezen Margrethe Vestager, e cila si nënpresidente dhe komisionare e Konkurrencës do të vazhdojë të mbikëqyrë tregun e brendshëm të BE-së.
Banka Qendrore Evropiane do të drejtohet nga francezja Christine Lagarde, ndërsa Laura Codruta Koevesi nga Rumania, në fund të vitit 2020, do të futet në rolin e prokurores së parë publike evropiane.
Nuk është çudi që një nga frazat e vitit ishte “Evropa është grua”.
Por, përtej publicitetit dhe simbolikës, horizonti i BE-së duket mjaft i zymtë.
Zonja që ka ankoruar BE-në në dekadën e fund, kancelarja gjermane, Angela Merkel, duket gjithnjë e më e dobët, pasi Demokristianët e saj në koalicion me Social-Demokratët pësuan humbje në disa zgjedhje rajonale gjatë vitit 2019.
Me dobësimin e Merkelit brenda vendit të saj, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po e mbush vakumin.
Edhe pse e ka stiluar veten si pro-evropian të flaktë, ai ka shqetësuar anëtarët lindorë duke folur për bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë.
Ai po ashtu bllokoi dy herë fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo e dobësoi rëndë besueshmërinë e Brukselit në Ballkanin Perëndimor dhe e dëmtoi rëndë politikën e zgjerimit të bllokut.
Është e drejtë të thuhet se BE-ja do të hyjë në vitet e 2020-ta si një klub më i dobët. Për herë të parë ka të ngjarë të tkurret, në vend se të rritet, pasi Britania pritet të largohet nga blloku në janar.
Dhe, derisa blloku ishte i bashkuar në negociatat për ligjin e divorcit me Londrën, bisedimet për tregti të lirë me ekipin e kryeministrit britanik, Boris Johnson – që duhet të nisin dhe të përfundojnë vitin e ardhshëm – mund të krijojnë çarje midis atyre anëtarëve të BE-së që tregtojnë shumë me Britaninë dhe atyre që shohin rritje të mundësive kombëtare.
Por, kjo nuk është ndarja e vetme që blloku mund të përjetojë. Buxheti i ri 7-vjeçar i BE-së duhet të dakordohet në vitin 2020 dhe ai mund të krijojë përballje të reja midis anëtarëve.
Shtojini kësaj edhe një parashikim mjaft të zymtë ekonomik si për Eurozonën, ashtu edhe për vendet e BE-së jashtë saj, përpjekjet e reja për riimponimin e kuotave të migrantëve në disa vende të Vishegradit dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis Brukselit dhe qeverive nacionaliste në Budapest dhe Varshavë, për shkak të sundimit të ligjit, dhe do të keni një koktej mjaft djegës.
Plus roli – potencialisht përçarës – që mund të luajnë lojtarët e jashtëm si Putin, Trump dhe Erdogan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!