Tashmë kanë mbetur vetëm gjashtë skuadra në turneun IEM Dallas CS:GO, të cilat po garojnë për një grup çmimesh prej 250.000 dollarë.

Nuk ka mbetur edhe shumë për t’u mësuar fituesi i këtij turneu, gjashtë skuadra kanë mbetur në garë, ku dy prej tyre e kanë siguruar gjysmëfinalen, ekipi ENCE befasoi FaZe duke e dërguar në çerekfinale dhe për t’ia siguruar vetes gjysmëfinalen.

Ekipi i Vitality u mposht nga ekipi i G2 me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa për t’u eliminuar nga turneu, ndërsa ekipi Liquid u mposht nga ekipi Cloud9 po ashtu me rezultat 2-0 për të përfunduar rrugëtimin në IEM Dallas.


Këto janë rezultatet e ditës së katërt të turneut të CS:GO IEM Dallas:FURIA 1 – 2 BIG Liquid 0 – 2 Cloud9 ENCE 2 – 1 FaZe Vitality 0 – 2 G2

/Telegrafi/