Jeta ka ndryshuar për Vinicius Junior me ardhjen e trajnerit të ri Sangiago Solari pasi ka debutuar në Ligën e Kampionëve duke barazuar edhe një rekord të mbajtur nga legjenda Iker Casillas.
Në Plzen, braziliani i ri bëri një tjetër hap në rolin e tij të ri në Real Madrid.
Julen Lopetegui nuk e ka përdorur atë, por tani ai është një lojtar i rëndësishëm për Solarin.
Trajneri i ri tashmë ka luajtur me atë për 135 minuta në tri ndeshje, krahasuar me 12 minuta që braziliani luajti nën drejtimin e Julen Lopeteguit.
Vinicius u inkuadrua në minutën e 62-të në vend të Karim Benzema dhe pas vetëm pesë minutave nga 28-të tij të luajtur, asistoi në golin e Toni Kroos.
Blicët e shkëlqimit lënë ndjenjën se këtu është një lojtar i ri i cili, me besimin e trajnerit të ri, mund të jetë dikush me të vërtetë i veçantë për Mbretërit.
Sulmuesi brazilian ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet e ‘epokës së Solarit’.
Roli i tij është i ndryshëm dhe ai ka hyrë plotësisht në dinamikën e ekipit të parë, pas disa muajve të parë të çuditshëm në të cilën ai ishte i fokusuar në Castilla, saktësisht, me Solarin në stol.
Tani ndryshimi në skuadrën e parë i ka dhënë atij një shtysë të re në ekipin e parë.
Ndeshja ndaj Plzenit ishte gjithashtu një ndeshje e veçantë për të riun brazilian sepse ai debutoi në Evropë dhe bëhet lojtari i tretë më i ri që debuton për Realin në Ligën e Kampionëve.
Vinicius e ka barazuar legjendën Iker Casillas, i cili gjithashtu e bëri debutimin në 18 vjet dhe 118 ditë (më 15 shtator 1999 kundër Olympiacos).
Vetëm Jese Rodriguez, me 17 vjet e 354 ditë dhe Raul, me 18 vjet e 78 ditë, debutuan më shpejt se Vinicius. /Telegrafi/
https://twitter.com/Selecao_br/status/1060309399082803201