Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr., ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i bërë një dedikim të veçantë të dashurës së tij Virginia me rastin e ditëlindjes.

Futbollisti ka shpërndarë një mesazh të ngrohtë dhe emocionues, ku i uron asaj shëndet e sukses në çdo fushë të jetës.


Në dedikimin e tij, Vinicius e përshkruan të dashurën si një nënë të mrekullueshme, një biznesmene të suksesshme dhe një grua që nuk kursen përpjekje për të bërë të tjerët të lumtur.

Foto: Instagram

Ai gjithashtu shpreh mirënjohje për shoqërinë, momentet e veçanta dhe të qeshurat që ndajnë së bashku, duke e siguruar se e do dhe se ajo të mos e humbasë kurrë thelbin dhe personalitetin e saj unik.

Postimi i futbollistit ka marrë menjëherë vëmendje nga ndjekësit, duke mbledhur një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh, ndërsa fansat e tyre kanë shpërndarë urime dhe komplimente për çiftin.

Ky dedikim tregon jo vetëm lidhjen e fortë mes tyre, por edhe afrimin dhe respektin që Vinicius ka për partneren e tij, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të veçantë dhe të paharrueshme.

Marrëdhënia e tyre ndërkohë ka qenë e komplikuar pasi futbollisti u aludua shpesh se e ka tradhtuar. /Telegrafi/