Vinicius ishte afër të shënonte golin më të bukur prej së është pjesë e Real Madridit: Si zakonisht dështoi në momentin e fundit

Real Madridi po fiton me rezultat 2-0 ndaj Atalantas në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e madrilenëve që shënuan me Karim Benzeman në minutën e 34-të.
Në pjesën e dytë Vinicius Junior që është prej më të mirëve në fushë, krijoi një rast shumë të mirë për Real Madridin.
Ai mori një top nga e majta, u fut në zonë, duke kaluar tre lojtarë italianë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Aftësitë e brazilianit janë të jashtëzakonshme sidomos me topin, por duhet të punojë më shumë në përfundimin e aksioneve.
Ishte pikërisht Vinicius ai që fitoi penallti në minutën e 59-të, duke u futur bukur në zonë ku u pengua nga Rafaele Toloi.
https://twitter.com/Mohammadzrek1/status/1371934217312043013
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sergio Ramos për 2-0. /Telegrafi/

















































