LAJMI I FUNDIT:

Vihet nën kontroll zjarri në një aeroplanmbajtëse ruse që ua mori jetën dy marinarëve

Vihet nën kontroll zjarri në një aeroplanmbajtëse ruse që ua mori jetën dy marinarëve

Aeroplanmbajtësja ruse në portin Murmansk të Arktikut, që po i nënshtrohet një riparimi të madh në vlerë të një miliard eurove, është përfshirë papritmas nga zjarri.

Njësitet emergjente, janë përpjekur gjatë tërë ditës, derisa i kanë vënë flakët nën kontroll, por ishte vonë të shpëtohen dy marinarë, që mbetën të vdekur, transmeton Telegrafi.

Raportohet se flakët ua morën jetën një shërbyesi dhe një zyrtari të lartë, derisa dhjetë të tjerë po trajtohen për dëmet që ua shkaktoi tymi.


Gjithçka besohet se filloi, kur një metal i nxehtë ra në një grumbull mbeturinash, ku kishte edhe shumë rroba të hedhura.

Shkyçja e alarmit për zjarr, për shkak të punimeve që po bëheshin, ka bërë që zjarri të zgjerohet në masë të madhe, derisa të pranishmit të mos e dinë se është duke ndodhur.

Kapiteni Viktor Izmailov, që është përgjegjës edhe për punimet që janë duke u kryer, nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim. /Telegrafi/