Reperi i popullarizuar, Vig Poppa, i është kthyer skenës muzikore pas një pauze të gjatë. 

Ai ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar "Haram" në bashkëpunim me reperin Don Phenom.


Projekti i tyre tanimë është publikuar në YouTube, tekstin e të cilit e kanë shkruar vetë artistët.

Kjo këngë është realizuar edhe me videoklip, gjersa fansat me padurim e kanë pritur rikthimin e tij.

Në muajt në vazhdim presim të shohim se çfarë ka përgatitur reperi për fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/