LAJMI I FUNDIT:

Videoadresimet e LVV-së kundër opozitës dhe qeverisja Kurti, Gjoshi thotë se Vetëvendosje ka rënie drastike, PDK-ja ka ngritje

Videoadresimet e LVV-së kundër opozitës dhe qeverisja Kurti, Gjoshi thotë se Vetëvendosje ka rënie drastike, PDK-ja ka ngritje

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se këto vite të qeverisjes nuk ka shënuar asnjë sukses.

Gjoshi në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit duke thënë se ka tri vite që i ka fituar zgjidhjet dhe nuk ka shënuar asnjë sukses, ndërkaq sipas tij,  propaganda dhe mashtrimi janë e vetmja punë që di të bëjë Qeveria Kurti.

“Kjo qeveri ka tri vite që i ka fituar zgjedhjet se s’mund të shquhet për asnjë punë. Është shumë e vështirë të ia listosh tri suksese. E dyta, kjo qeveri të vetmen punë që di ta bëjë është propaganda dhe mashtrimi. Të gjitha këto po i neveritin qytetarët. Janë të gërditshme, të turpshme e të paprecedentë”, është shprehur Gjoshi.


Tutje, ai ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se me mjete propagandistike po tenton ta mbulojnë paaftësinë e saj në qeverisje. Sipas tij, kjo qeveri është e krizave pasi ato nuk i ka lehtësuar për qytetarët, por vetëm i ka rënduar edhe më shumë.


“Nëse më pyet shkurt se çka e karakterizon këtë qeveri do të thoja kriza. Kjo qeveri është e krizës. Prej ditës së parë që ka ardhur në pushtet na ka çmend me pandemi. Në mënyrën më të keqe e ka menaxhuar. Herë me disa numra të letërnjoftimeve. Më shumë na ka bërë terror Qeveria se COVIDI. E krizën ekonomike veç e ka rënduar edhe më shumë. Nuk është kujdesur me kohë për rrymën elektrike e uljen e akcizave që kemi propozuar. Njëjtë edhe në arsim ka vepruar. Një muaj ditë na ka lënë fëmijët në shtëpi”, ka thënë ai.

Gjoshi ka shtuar se PDK-ja është munduar ta ndihmojë duke i ofruar eksperiencën e saj, por sipas tij, Qeveria po tregohet e shurdhër sa i përket interesave të qytetarëve.

Sekretari organizativ i PDK-së ka folur edhe për videoadresimet e LVV-së kundër opozitës, duke i quajtur tendencë për ta mbuluar paaftësinë për qeverisje

Brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje publikoi në llogarinë zyrtare në Facebook dy video të shkurta, ku kritikohen partitë të cilat kanë udhëhequr në Kosovë në të kaluarën, ndërsa liderët e tyre cilësohen si shkatërrues të shtetit.

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në PDK, Betim Gjoshi, në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Në njërën nga videot shfaqen edhe dy themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët tani ndodhen në Hagë.

“Video të tilla neve si PDK aspak s’na kanë penguar. Vetëm edhe njëherë e kanë bërë më lakuriq këtë qeveri para qytetarëve se sa e pazotë dhe e paaftë është. E ka të kotë që me mjete të tilla propagandistike që më shumë i shkojnë një partie opozitare minore, që të tentojë ta fshehë paaftësinë dhe moszgjidhjen e problemeve kryesore që kanë sot qytetarët e vendit si energjia elektrike, gjërat ushqimore, nafta e shumë probleme tjera”, u shpreh Gjoshi.

Sipas tij, gjithçka e mirë në Kosovë – që nga liria e deri te ndërtimi i institucioneve – lidhet me emrin dhe drejtuesit e PDK-së.

“Sipas kësaj logjike të thjeshtë, i bie që Millosheviqi e ka ndreq këtë vend e ne e kemi shkatërruar që 20 vjet. Shkatërrim është kur diçka e mirë prishet. Ne nuk kemi qeverisur 20 vjet e as nuk kemi për detyrë që të arsyetojmë punën e UNMIK-ut e EULEX-it. Por, gjithçka që është e mirë në këtë vend, që nga liria deri te ndërtimi i institucioneve, lidhet me emrin dhe drejtuesit e PDK-së”.

Mes tjerash, ai tha se për herë të parë në historinë e Kosovës kryeministri menaxhon gjithë shtetin dhe sërish nuk po arrin të zgjidhë asnjë hall të qytetarëve.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës që 20 vjet një njeri e udhëheq krejt shtetin. Një person është kryeministër, ministër i Shëndetësisë, i Drejtësisë, i Ekonomisë, kryetar i Kuvendit, president i vendit, Kryeprokuror, drejtor i KEK-ut, drejtor i Postës etj. Pra, populli ja ka dhënë krejt këtë pushtet për me ndreq këtë vend. Sot kemi një kryeministër që menaxhon të gjitha gjërat dhe nuk e zgjidh asnjë hall. Do të mbahet mend vetëm për humbje të kohës 3-4 vjeçare për qytetarët e Kosovës”.

Gjoshi mes tjerash foli edhe për opozitarizmin e PDK-së, duke thënë se këtë e kanë bërë çdo herë duke përdorur mjetet demokratike.

Në fund, ai tha se nëse kjo qeveri nuk i kthen sytë nga qytetarët, “verdiktin final do të merr në zgjedhjet qendrore se në ato lokale e ka marrë një mesazh nga qytetarët”.

“Vetëvendosje ka rënie drastike edhe me matje por edhe me rezultate reale. PDK-ja ka ngritje dhe e kemi një rezultat të mirë në zgjidhjet e fundit lokale”, përfundoi Gjoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori