Victoria, e cila është e martuar me yllin e futbollit, David Beckham, duket se është e etur të lërë gjurmë në Hollywood, ajo është regjistruar për të ndjekur disa kurse aktrimi. Victoria thuhet po ashtu se dëshiron të jetë pjesë e vazhdimit të dytë të filmit “Sex And The City”.

“Ata tashmë kanë biseduar që ajo të ketë një rol të shpejtë, por Victoria tash dëshiron karrierë aktrimi. Ata mund të provojnë t’i japin asaj një rol më të madh”, thotë burimi për News of The World.

“Victoria gjithmonë e ka dashur kinemanë, veçanërisht filmat e vjetër. Kurset e aktrimit vërtet e kufizojnë atë, por ajo kënaqet në to. Nëse gjithçka shkon mirë, ajo dëshiron të fillojë të shkojë në auditime”, ka shtuar burimi.