Victoria Beckham mahnit nga Portofino me një paraqitje plot klas në jahtin luksoz

Victoria Beckham, 51 vjeç, tërhoqi vëmendjen në Portofino, Itali, teksa publikoi një sërë fotografish joshëse nga jahti luksoz i familjes me vlerë rreth 18.8 milionë euro.
E veshur me një robë të bardhë prej pëlhure të butë, stilistja dhe ish-anëtarja e Spice Girls shfaqi një paraqitje plot klas, ndërsa pozonte për kamerën e bashkëshortit të saj, David Beckham, i cili u kujdes të kapte të gjitha këndet më të bukura.
Në përshkrimin e postimit, Victoria u shpreh me nostalgji për kujtimet e hershme në Portofino, duke prezantuar njëkohësisht edhe parfumin e saj më të ri, “Portofino ’97”, të cilin e përshkroi si një aromë citrusore-drurore që mbart kujtime të paharrueshme, shkruan DailyMail.
Ndërkohë që çifti Beckham po shijon pushime në Itali me fëmijët e tyre Romeo, Cruz dhe Harper, mungesa e djalit të madh, Brooklyn, 26 vjeç, ka rindezur thashethemet për përçarjen e vazhdueshme midis tij dhe prindërve.
Raportimet theksojnë se marrëdhëniet janë ftohur që nga mosprezenca e tij në ditëlindjen e 50-të të David-it, dhe situata është përkeqësuar pas rinovimit të betimeve të Brooklyn-it dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, në SHBA, ku familja Beckham nuk ishte e ftuar.
Ky gjest është parë si një distancim i qartë, duke e lënë çiftin e famshëm të ndjehet i lënduar, megjithatë ata kanë zgjedhur të tregojnë momente të lumtura në rrjete sociale nga udhëtimi i tyre.
Për momentin, Victoria dhe David duket se po përqendrohen tek bizneset, projektet personale dhe pushimet familjare, ndërsa fansat mbeten kuriozë për të parë nëse do të ketë një hap drejt pajtimit me Brooklyn në të ardhmen. /Telegrafi/


































































