Një plazh në Finlandë është mbuluar nga mijëra copa akulli në formë veze, për shkak të një dukurie të rrallë natyrore.

Fotografi amator, Risto Matila, është një prej fatlumëve që i hasën “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto të Gjirit të Botnias, midis Finlandës dhe Suedisë.


2 26

Ekspertët thonë se shkaktohet nga një proces i rrallë që bën copëza të vogla akulli të rrokullisen nga uji dhe nga era me shpejtësi, dhe të marrin atë trajtë.

Matila, i cili është banor i asaj zone, tha që nuk e kishte parë ndonjëherë diçka të tillë.

3 23

“Ishte një ditë plot erë, por me diell. Dolëm në breg dhe pamë këtë dukuri fantastike. Kishte borë dhe plot ‘vezë akulli’ përgjatë plazhit”, thotë ai.

Sipas tij, “vezët e akullit” kishin mbushur një hapësirë prej 30 metrash katror, dhe përmasat vandryshonin. Disa ishin sa një vezë, të tjera sa një top futbolli. /tch/

4 18