Shoferi që po dilte nga një parking në Sevastopol të Krimesë, ka shpëtuar i palënduar edhe pse pësoi një aksident të pazakontë.
Kur po dilte në rrugë, vetura i është kthyer prapa dhe nga dritarja e hapur, i hyri laura e parking, që më pas ia theu xhamin e pjesës së pasme, transmeton Telegrafi.
Derisa herën e parë arriti ta largonte shufrën horizontale, e njëjta i hyri sërish dhe këtë herë u lakua si grep dhe nuk po i hiqej. I nervozuar me këtë ndodhi, shoferi vendosi të largohej bashkë me të.
Mirëpo, hyrja e laurës ka mundur ta godiste në kokë, duke bërë që ta pësonte edhe më keq, por gjendja tij mësohet se është e mirë. /Telegrafi/