Ram Singh vari veten të hënën në brendësi të një burgu të sigurisë së lartë, raporton Reuters, ndërsa ai akuzohej se ai po ngiste autobusin në të cilin një 23-vjeçarja studente e mjekësisë, ishte përdhunuar dhe sulmuar nga një grup prej gjashtë njerëzve.

Përdhunimi i 23 vjeçares shkaktoi zemërim dhe protesta në të gjithë vendin duke kërkuar mbrojtje më të mirë për gratë. Viktima vdiq më pas, nga lëndimet e shkaktuara.


Pesë burra, duke përfshirë Singh ishin akuzuar për krim dhe janë shfaqur në një gjykatë të posaçme të ngritur për të ofruar vendime të shpejta. /Telegrafi/