Një fëmijë ka vdekur aksidentalisht, që ende nuk kishte mbushur dy vjet, kur sipër tij ra një burrë që kërceu nga kati tetë i një ndërtese në Zaporizhia të Ukrainës.

Babai i vogëlushit ka qenë dëshmitar kur ra 39-vjeçari, por nuk kishte si të intervenonte, transmeton Telegrafi.


Që të dy kanë mbetur të vdekur, me gjithë përpjekjet mjekëve për t’i shpëtuar.

Vetevritet foto 2 Vogëlushi që mbeti viktimë

Hetuesit kanë thënë se ai ka kërcyer për të bërë vetëvrasjes, ndërsa viktima ishte duke qëndruar në parkun jashtë banesës ku jeton. /Telegrafi/