LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: RTK është bërë altoparlant i Qeverisë, por kjo nuk justifikon bombat

Vetëvendosje: RTK është bërë altoparlant i Qeverisë, por kjo nuk justifikon bombat

Lëvizja Vetëvendosje vlerësoi të martën se me tentimin e për ta lidhur Vetëvendosjen me sulmin e mbrëmshëm në RTK, menaxhmenti i këtij televizioni e konfirmoi përfundimisht që RTK-në e kanë shndërruar në propagandues klasik të Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se ka shumë kohë që i bënë thirrje RTK-së të mos i shërbejë Thaçit, Veselit dhe Mustafës si altoparlant agjitacioni.

“Kapja e RTK-së është dëshmuar përmes uzurpimit të pozitave drejtuese nga militantët partiakë; është dëshmuar nga përgjimet dhe po dëshmohet vazhdimisht nga politikat redaktoriale të këtij mediumi. Qeveria dhe klani Pronto nuk gjeti fajtorët për asnjërin prej sulmeve që kanë ndodhur kohët e fundit. RTK-ja në vend që të kërkojë përgjegjësi nga kjo qeveri dhe klani pronto, për dështimin e sistemit të sigurisë në vend dhe për mosgjetjen e fajtorëve, e sulmoi Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.


“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk pajtohet me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, jo sepse RTK-ja e sotme simbolizon fjalën e lirë, por sepse nuk mendojmë që sulmet e tilla me bomba ndihmojnë ndonjë kauzë të drejtë në Kosovë. Çlirimi i shtetit tonë nga klani pronto që ka uzurpuar çdo institucion publik, do të ndodh vetëm përmes protestave masive paqësore nëpër sheshet e Prishtinës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori