LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje mbetet vetëm me një komunë

Vetëvendosje mbetet vetëm me një komunë

Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse në zgjedhjet e fundit lokale mori tri komuna të Kosovës, ajo tani ka mbetur vetëm me një.

Kryetari i rizgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje sonte nga partia e Albin Kurtit derisa Qëndron Kastrati i Kamenicës një hap të tillë e kishte marrë javë më parë.

Që të dy nuk janë pajtuar me mënyrën e funksionimit të partisë, andaj kanë zgjedhur rrugën e ndarjes.


Aktualisht është vetëm Mytaher Haskuka i Prizrenit që rreshtohet krah Kurtit.

Rikujtojmë se së fundi shumë anëtarë e deputetë të VV-së kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizje.

Ndërkaq,  Vetëvendosje ka mbetur e ndarë në krahun e Kurtit dhe atë të Dardan Molliqajt ndërkohë pritet që së shpejti këta të fundit ta zyrtarizojnë partinë e re.