LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti thumbon sërish LDK-në

Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti thumbon sërish LDK-në

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka “sulmuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke e quajtur “dokrratike” dhe “lodhje” e jo lidhje.

Para qytetarëve të Podujevës, Kurti, i cili është edhe kryeministër i Kosovës, tha se opozita s’ka shpresë për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe se garojnë për vendin e dytë.

“Ldkyhi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është lidhje, por është lodhje. Dhe nuk është demokratike, por është dokrratike. Në përgjithësi, me nder me thënë, opozita po i japin zor ‘mule andej e mule këndej’ për vend të dytë. E kanë pa që s’ka ymyd”, ka thënë ai para elektoratit në Podujevë.


Para disa ditësh Kurti e ka krahasuar me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku kishte thënë se “në partinë e Lumir Abdixhikut po lavdërohen se njerëzit po e presin me duartrokitje”, mirëpo sipas tij, “duartrokitjet tregojnë shumë mirë se çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”.

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e ftuar në një ballafaqim publik, siç ka thënë ai, për “të matur idetë për të ardhmen”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Kronika e Zezë
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Lajme
MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar

MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar "Bllacë"

Lajme
Çamerie Mazreku, vajza e parë shqiptare që punësohet në “NETFLIX”

Çamerie Mazreku, vajza e parë shqiptare që punësohet në “NETFLIX”

Lajme
Kalo në kategori