Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me incidentin në të cilën është përfshirë vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, i cili gjatë ditës së sotme është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi ishte përfshirë në një përleshje që ka ndodhur në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Vetëvendosje ka thënë se roli i vëllait të madh të Hashim Thaçi, Gani Thaçit, është “që të sigurohet me hir e me pahir që fitimet e paligjshme zhvatëse të shkojnë sa më shumë e sa më shpejt në drejtim të Thaçëve”.
Ata kanë thënë se sulmi i sotëm fizik nga Gani Thaçi ndaj drejtuesit të Byrosë së Sigurimeve dhe drejtorit të një kompanie me kapital shtetëror slloven nuk është i pari në formë e natyrë.
“Aty Gani Thaçi mbahet nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit brutal. Pra, nuk guxojnë të marrin vendime jashtë “pëlqimit” të tyre”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë postim, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar edhe Bankën Qendrore të Kosovës.
Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
“Kordinatori i Planifikimeve strategjike” – mafiozi Gani Thaçi
Në Kosovë janë 14 kompani të sigurimeve të lincensuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Janë dhe 24 kompani të licencuara për ndërmjetësues të sigurimeve. Të gjitha këto veprojnë në tregun e mbi 86 milionë eurove me mbi 2000 punëtorë e do të duhet të ishin të mbikëqyrura nga Banka Qendrore.
Midis bankës e këtyre kompanive qëndron një institucion tepër problematik referuar historikut dhe personave të punësuar në të. Ky institucion është Byroja e Sigurimeve. Në këtë institucion prej orëve të para punon edhe Gani Thaçi, vëllai i madh i Presidentit Hashim Thaçi.
Personin në fjalë askush s’do ta përmendte nëse do të ishte vetëm një zyrtar i thjeshtë i Byrosë. Incidenti i sotëm do të konsideroj përnjëmend “sporadik”. Problemi është se në çdo kompani që vepron në Kosovë, apo që do të filloj të veproj, nuk mundet të operojë pa u marrë vesh apo pa u përplasur me Gani Thaçin.
Gani Thaçi, ose mafiozi i tregut të Sigurimeve në Kosovë, arriti të emërohej zyrtarisht nga Banka Qendrore vetëm në vitin 2017 edhe pse për vite të tëra punonte në Byronë e Sigurimeve madje dhe si Drejtor e zëvendësdrejtor i saj. Banka Qendrore e konfirmoi një vit më parë në pozitën “Koordinator i Përgjithshëm për Planifikime Strategjike” në Byronë e Sigurimeve.
Duhet theksuar se roli i Bankës Qendrore në këtë sektor nuk ka qenë mbikqyrja e kontrolli edhe për shkak të llojeve të Guvernatorëve që i ka pasur dhe ka. Të gjithë të zgjedhur e të përzgjedhur nga PDK e krerët e saj, veçanërisht nga Hashim Thaçi. Ky institucion ka dështuar qëllimshëm në kryerjen e misionit të tij.
Problemet në sektorin e sigurimeve lidhen kryesisht me një interes të shtuar për rritjen e primit, me qëllim mbulimin e humbjeve që burojnë nga keqmenaxhimi në këtë sektor. E jo vetëm, por edhe nga monopolizimi i ndarjes së hiseve të tregut arbitrarisht për të gjitha kompanitë e sigurimeve, nëpërmjet shitjes së policave të sigurimit nga ana e një ndermjetësuesi, natyrisht të kontrolluar nga ta.
Këto humbje në mënyrë fallse i mbulon çdo vit raporti i Bankës Qendrore duke lejuar manipulim me rezerva, shtyrje të kompensimeve, shtyrje të afateve për shtim kapitali etj. duke krijuar favorizime për disa e dëmtime për disa të tjerë. Në fund e gjithë kjo manovër do të paguhet nga taksat e qytetarëve të këtij vendi.
Banka Qendrore si institucion monitorues dhe rregullues është shkaktar dhe hisedar në krizën e thellë që e ka kapluar industrinë e sigurimeve. Konkretisht këto probleme kanë të bëjnë me moskapitalizimin e kompanive, humbjet e akumuluara të tregut të sigurimeve (nga 40-60 milionë euro) si dhe dëmet e nënvlerësuara si dhe rezervat për dëmet e nënvlerësuara skajshmërisht.
Për qytetarët që sigurohen këto përpjekje nënkuptojnë rritjen e çmimit të sigurimeve edhe shtyrjen deri në pafundësi të kompensimit të dëmeve. Kjo shtyrje që lejohet haptazi nga Banka Qendrore ndihmohet edhe nga sistemi i kapur i drejtësisë krijojnë fitimin e kompanive në kurriz të qytetarëve.
Roli i vëllait të madh të Hashim Thaçi, Ganiut, është që të sigurohet me hir e me pahir që fitimet e paligjshme zhvatëse të shkojnë sa më shumë e sa më shpejt në drejtim të Thaçëve. Sulmi i sotëm fizik nga Gani Thaçi ndaj ndaj Drejtuesit të Byrosë së sigurimeve dhe drejtorit të një kompanie me kapital shtetëror slloven nuk është i pari në formë e natyrë.
Aty Gani Thaçi mbahet nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit brutal. Pra, nuk guxojnë të marrin vendime jashtë “pëlqimit” të tyre.
Për shembull kush do të guxonte mos ta pranonte Edona Ahmetin të fejuarën e djalit të tij, si shefe të e departamentit për Kartonin e Gjelbër, apo të djalit të tezes Besim Shala, Shefit të Arkivës së Byrosë së Sigurimeve?
Kush do të mundej të bënte veprime për shembull që ia heq nga dora Gani Thaçi e të tijve mbi 100 milionë euro të përfitimeve nga mungesa e aplikimit të kartonit të gjelbër për të cilin nga Kadri Veseli e të çdo zyrtar qeveritar u përbetua se do të bëhej në këtë vit a atë vit? Ose kush do të guxonte t’ia niste ristrukturimit të Byrosë së Sigurimeve duke e shkarkuar për shembull edhe Gani Thaçin? Kush do të guxonte t’ia jipte sa e si duhej njerëzve në nevojë kompensimin për paratë e sigurimeve kur ata përnjëmend sëmuren?
Nuk është e rastit që nuk ka asnjë reagim ende nga Banka Qendrore. Ata e kanë të njëjtin shef të punëve të pista. Fundja a nuk është kjo prona, familja, shteti?”, thuhet në reagimin e VV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në Prokurorinë Speciale
Mehmedi: Disa “individë dashakeq” kanë krijuar një fushatë dezinformuese për gjoja rritje të vdekshmërisë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët