Vetëm shtatë muaj më parë Enzo Fernandez ishte pranë kalimit në Ligën Premier për 19 milionë euro, para se Chelsea ta thyente rekordin britanik

Wolverhampton Wanderers ishte shumë pranë transferimit të Enzo Fernandez për 17 milionë funte (19 milionë euro) – vetëm shtatë muaj para transferimit marramendës te Chelsea.
Futbollisti argjentinas e kompletoi transferimin rekord britanik nga Benfica në Stamford Bridge në ditën e fundit të afatit kalimtar për 107 milionë funte (120 milionë euro).
Blutë e thyen rekordin e mëparshëm prej 100 milionë funtesh (112 milionë euro) të mbajtur nga Manchester City që në vitin 2021 ia pagoi Aston Villa për Jack Grealish.
Megjithatë, Fernandez ka mundur të ishte pjesë e një klubi tjetër anglez në fillim të këtij sezoni për një shumë dukshëm më të vogël.
Siç raporton gazetari i talkSPORT, Alex Crook, Wolves ishin shumë pranë transferimit të Enzos nga River Plate për 17 milionë funte (19 milionë euro).
Mirëpo, marrëveshja nuk u arrit dhe Benfica e mori mesfushorin për 10 milionë euro dhe tetë milionë të tjera në formë shtesash, derisa klubi argjentinas mbajti 25 për qind të të drejtave ekonomike.





































