LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një orë para çerekfinales me Bayernin, Barcelona konfirmon se edhe një futbollist tjetër është pozitiv me coronavirus

Vetëm një orë para çerekfinales me Bayernin, Barcelona konfirmon se edhe një futbollist tjetër është pozitiv me coronavirus

Barcelona do të përballet me Bayern Munichun në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Por kur kanë mbetur edhe një orë deri në fillim të kësaj ndeshje, Barcelona ka konfirmuar se një tjetër futbollist ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

I pari lojtar që doli pozitiv ishte mbrojtësi francez Jean-Clair Todibo, ndërsa së fundmi pozitiv ka dalë edhe bashkëkombësi i tij Samuel Umtiti.


Lajmi është konfirmuar nga Barcelona që ka bërë me dije se lojtari i tyre është asimptomatik.

“Pas testeve të kryera të enjten mbrëma, futbollisti i ekipit të parë Samuel Umtiti ka rezultuar pozitiv me Covid-19”.

“Futbollisti është asimptomatik dhe është mirë me shëndet, teksa është izoluar në shtëpi”.

“Klubi ka informuar autoritetet përkatëse shëndetësore dhe sportive si dhe ka bërë gjurmimin e të gjithë personave që kanë pasur kontakte me Umtitin, në mënyrë që ata t’i nënshtrohen testeve për Covid-19”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Kësisoj pas Jean Clair Todibos, Umtiti bëhet futbollisti i dytë i Barcelonës që rezulton pozitiv me Covid-19.

Megjithatë edhe nëse do të kishte dalë negativ, Umtiti nuk është pritur të luaj ndaj Bayernit, pasi ka qenë i lënduar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

La Liga
Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Ndërkombëtare
Kalo në kategori