LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në Pejë, vetura ‘fluturon’ nga rruga, në parkimin e Elkosit

Vetaksident në Pejë, vetura ‘fluturon’ nga rruga, në parkimin e Elkosit

Një vet-aksident është shënuar rreth orës 16:45 minuta në Pejë, në dalje të qytetit.

Një ‘Range Rover’ me regjistrim të Shqipërisë, sipas dëshmitarëve të rastit ka ‘fluturuar’ nga rruga kryesore (dalje-hyrja Pejë-Prishtinë) duke u futur në parkimin e ‘Elkos Center’.

Jo-zyrtarisht mësohet për dy persona të lënduar lehtë.


Automjeti i tipit ‘Range Rover’, me të dalë nga rruga në fjalë, e cila ka një distancë të sipërme nga mbi  parkimi, ka rënë në pellg-parkim duke dëmtuar edhe së paku tre automjete tjera.

Policia e Pejës bashkë me hetuesit rajonal të trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa ngasësi dhe pasagjerët janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e qytetarëve.

Pritet që Policia Rajonale e Pejës të deklarohet pas pak lidhur me ngjarjen.

Xhevat Ibra – zëdhënës i Policisë Rajonale, për ‘RADIO 1′, ka dalur me informacionet e para rreth rastit, duke thënë se janë në prite të mbledhjes shtesë të informatave nga ana e hetuesve të trafikut.

“Automjeti ka humbur kontrollin dhe është hedhur nga rruga në vend parkim. kemi tre persona të lënduar, shtetas të Shqipërisë që janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe po trajtohen. Kemi po ashtu tre automjete të dëmtuara të cilat kanë qenë të parkuara.’-deklaroi Ibra për ‘RADIO 1’/Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori