LAJMI I FUNDIT:

I veshur me të bardha, kryesoi seancën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës – Kim Jong-Un nuk mban maskë mbrojtëse

I veshur me të bardha, kryesoi seancën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës – Kim Jong-Un nuk mban maskë mbrojtëse

I buzëqeshur para të pranishmëve, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, është filmuar duke kryesuar seancën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës.

Në fotografitë të cilat i ka publikuar qeveria e këtij vendi, mund të shihet se si Kim i veshur me rroba të bardha, qëndron i ulur pranë tavolinës së rrumbullakët, e pranë tij qëndrojnë edhe ndihmësit e tij me përvojë të madhe Choe Ryong Hae dhe Pak Pong-Yu, transmeton Telegrafi.

Asnjëri prej të pranishmëve nuk barte maskë mbrojtëse, kurse për coronavirus nuk është thënë as edhe një fjalë në raportet e mediave shtetërore.


Në vend të kësaj, “në takim është diskutuar në detaje për çështje kyçe sa i përket zhvillimit të mëtejmë ekonomik të këtij vendi, si dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, raportojnë mediat e atjeshme.

Fotografitë e këtij takimi janë publikuar disa javë pasi që Kim ishte shfaqur në opinion gjatë përurimit të një fabrike – duke shuar thashethemet se mund të jetë i sëmurë e madje ishte raportuar se edhe mund të ketë vdekur pas problemeve me zemër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori