Agron Demi
Në nëntor të vitit 2003, Kuvendi e aprovoi Ligjin për qasje në dokumente zyrtare. Njëzet vjet pas, sfidat kryesore mbesin.
Në mars të vitit 2008, një ndër detyrat e para si hulumtues i ri në Institutin GAP ishte dërgimi i kërkesave për qasje në dokumente zyrtare – në institucione të ndryshme. Në mars të vitit 2023, ende si pjesë e punës time në Institutin GAP është edhe dërgimi i ankesave te zyrtarët publikë dhe tek institucionet për mos respektim të afateve ligjore për përgjigje në kërkesat për qasje në dokumente publike.
Në mes të kësaj periudhe prej 15 vjetëve janë ndërruar tetë qeveri të udhëhequra nga katër parti të ndryshme; ligji për qasje në dokumente publike është aprovuar tri herë si ligj i ri, por vështirësitë në qasje në dokumente publike kanë mbetur thuajse të njëjta.
Raportet vjetore të Zyrës së Kryeministrit për realizimin e të drejtës për qasje në dokumente publike dhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, tregojnë se shkalla e refuzimit të qasjes në dokumente publike ka shkuar duke rënë nga viti në vit. Por, kjo nuk nënkupton se institucionet janë më të hapura. Të njëjtat raporte dëshmojnë se numri i kërkesave për qasje në dokumente publike ka shkuar duke u rritur.
Kjo tregon se qytetarët dhe bizneset nuk munden të gjejnë informacione në platformat elektronike të institucioneve, përkundër asaj se përgjatë viteve janë shpenzuar me miliona euro në avancimin e ueb-faqeve zyrtare, janë trajnuar zyrtarët përgjegjës publikë për zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente publike, si dhe është avancuar baza ligjore e cila kërkon ndërmarrjen e masave proaktive në publikimin e dokumenteve publike.
Për shumë vjet, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat janë zvarritur nëpër gjykata, për të siguruar të drejtën bazike të qasjes në dokumente publike. Zakonisht, aktgjykimet e gjykatave kanë qenë në favor të kërkuesve të informacionit, por lejimi i qasjes në ato dokumente ka qenë tepër i vonë. Për shembull, në qershor të vitit 2013, Lëvizja FOL kishte parashtruar padi kundër Ministrisë së Infrastrukturës për mos lejim të qasjes në kontratën e autostradës “Ibrahim Rugova”, dhe e kishte fituar të drejtën për qasje pas më shumë se shtatë vjetëve. Instituti GAP në qershor 2013 kishte ushtruar padi ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për mos lejim të qasjes në asetet e privatizimit të rrjetit të energjisë, dhe këtë të drejtë e fitoi vetëm në dhjetor 2017. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), në nëntor 2012 ushtroi padi ndaj Zyrës së Kryeministrit për mos lejim të qasjes në faturat e shpenzimeve dhe gjykata ia dha të drejtën vetëm në shtator 2015.
Funksionalizimi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, në vitin 2021 – ku pas shumë dështimeve Kuvendi i Kosovës arriti të emërojë Komisioneren për Informim dhe Privatësi – ka shkurtuar kohën e ankesave dhe ka rritur shkallën e qasjes në dokumente publike. Tani, në vend se t’ju drejtohen gjykatave, qytetarët dhe bizneset mund të ankohen në Agjenci. Gjatë viteve 2020-2021, Agjencia ka pranuar 180 ankesa kundër institucioneve për moslejim të qasjes në dokumente publike.
Për disa dokumente publike, siç janë kontratat multimilonëshe për autostradat apo shpenzimet e institucioneve për mëditje, dreka e mallra, ka vendime të qëllimshme politike për t’i mbajtur ato të mbyllura. Por, mbi 90 përqind e dokumenteve publike mbahen të mbyllura vetëm për shkak të neglizhencës së zyrtarëve përgjegjës për t’i bërë ato të qasshme në formë elektronike apo për t’u përgjigjur në kërkesat për qasje në dokumente publike.
Edhe më tej mungon një qasje sistematike për të siguruar qasje në dokumente publike. Nëse nga viti 2012 institucionet kanë pranuar së paku 24 mijë kërkesa për qasje në dokumente publike, ky është një indikacion që nuk është bërë mjaftueshëm që të krijohet sistemi ku qytetarëve u mundësohet qasja në dokumente në ueb-faqet e institucioneve e, në rastet e rralla, kur një kërkesë e tillë është e nevojshme ai informacion duhet të bëhet i qasshëm për të gjithë dhe jo vetëm për parashtruesin e kërkesës.
Andaj, krijimi i një sistemi unik elektronik që ruan dhe tregon ndërveprimin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve, sa i përket qasjes në dokumente zyrtare – sipas modelit të WhatDoTheyKnow.com apo AskTheEU.org – do të ishte hapi i radhës për të avancuar të drejtën bazike të qytetarëve për informim.
Kërkesat për qasje mund të dërgohen, nga qytetarët, përmes platformës dumedite.org të zhvilluar nga FLOSSK me mbështetjen e NED
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje