Vështirë dallohen nga alergjitë, intolerancat më të shpeshta ushqimore

Nëse jeni intolerant ndaj disa ushqimeve, do të thotë se keni vështirësi në tretjen e atyre ushqimeve ose përbërësve të caktuar në to, gjë që ju bën të ndiheni keq.
Disa nga reaksionet alergjike më të zakonshme përfshijnë kruajtjen e lëkurës, kollën ose ënjtjen e buzëve, fytyrës dhe syve. Ndryshe nga reaksionet alergjike, intoleranca ndaj disa grupeve ushqimore është më e vështirë për t’u zbuluar.
Alergjitë ushqimore shkaktohen nga problemet në sistemin tuaj imunitar, ndërsa intolerancat lindin nga sistemi tretës. Simptomat shpesh do të shfaqen disa orë pasi të keni ngrënë atë që nuk i pëlqen trupit tuaj.
Simptomat më të zakonshme janë fryrje, gazra, dhimbje barku, kapsllëk, diarre dhe nauze. Gjithashtu mund të ndiheni të lodhur, të keni dhimbje koke ose të keni skuqje.
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit janë të parat në listën e ushqimeve ndaj të cilave njerëzit kanë intolerancë. Sipas hulumtimit të dietologes Natalie Rizzo, rreth 65 për qind e njerëzve nuk mund ta tolerojnë laktozën, e njohur edhe si sheqeri i qumështit, i cili gjendet në qumështin e kafshëve.
Simptomat e intolerancës ndaj laktozës janë: gazra, fryrje ose diarre. Nivelet e (in)tolerancës ndryshojnë nga personi në person, kështu që ju, për shembull, mund të hani kos pa ndjerë siklet.
Ushqimet në listën e kuqe të FODMAP
Edhe pse tingëllon zhargon, FODMAP është një akronim i njohur për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar. Redukton oligosakaridet, disakaridet, monosakaridet dhe poliolet e fermentueshme – ushqime që përmbajnë ato që njihen si karbohidrate me zinxhir të shkurtër, të cilat disa njerëz e kanë të vështirë t’i tretin.
Prandaj, lista e ushqimeve që duhet të shmangni është e gjatë. Secili prej ushqimeve duhet të kontrollohet veçmas, sepse ekziston mundësia që, për shembull, trupi juaj t’i tolerojë mirë produktet që përmbajnë elbin, por të mos i tolerojë ushqimet që përmbajnë thekër. Ushqimet që janë në listën e “të ndaluarve” zakonisht përmbajnë gluten, prandaj shpesh quhen intolerancë ndaj glutenit.
Ushqimet me përmbajtje të lartë histamine
Histamina është e përfshirë në shumë nga funksionet tona trupore, por disa mund të mos kenë mjaftueshëm një enzimë të quajtur diamine oksidazë për ta metabolizuar atë në zorrët e tyre. Mikrobet në zorrën tuaj prodhojnë histaminë pas shpërbërjes së ushqimeve që përmbajnë histaminë.
Këto janë ushqime të tilla si peshku dhe butakët, ushqimet e fermentuara që përfshijnë uthull dhe alkool, spinaq, domate, patëllxhan dhe avokado.
Përveç simptomave të përmendura, mund të keni edhe të ngjashme me alergjitë, si rrjedhje hundësh, skuqje dhe rrahje të shpejta të zemrës pas ngrënies. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës