Mbrëmë (e diele) është mbajtur ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve "Grammy".

Adele ishte këngëtarja e cila rrëmbeu më së shumti çmime, gjersa atë kryesorin e ndau me këngëtaren Beyonce.


Një vëmendje shumë të madhe iu kushtua edhe tapetit të kuq, i cili si çdo vit është fokusi i shikuesve për të parë nga afër dukjen e VIP-ave, në një ceremoni të veçantë.

Ndonëse disa këngëtare shqiptare që u paraqitën në këtë event u kritikuan për veshje, kjo gjë nuk ndodhi me emrat e njohur botëror.

Adele, Katy Perry, Rihanna, Jennifer Lopez janë vetëm disa prej tyre që shkëlqyen në tapetin e kuq të këtij viti në "Grammy".

Në vazhdim Telegrafi ju sjell listën e personazheve me veshjet më të mira të tapetit të kuq. /Telegrafi/

adele1

katy 1

laura

solange

santiago

halse

chrissy

jennifer

rihanna 1