Kim Kardashian ka prezantuar produktin më të ri të markës së saj SKIMS dhe, si gjithmonë, interneti u çmend.

Artikulli, i quajtur Ultimate Face, është një mbështjellës koke që premton të “skalisë” fytyrën gjatë gjumit – dhe u shit brenda ditës së parë të publikimit.


Në fotot promovuese në Instagram, shihet një grua që mban një kapuç ngjyrë “nude” të ngushtë pas lëkurës, që ngjan me një balaklave, shkruan DailyMail.

100814121 14959091 image m 56 1753977011978

Ky “face shaper” është bërë nga pëlhurë skulpturore e SKIMS dhe është i mbushur me fije kolagjeni për “mbështetje ultra të butë të nofullës”.

100813605 14959091 image m 54 1753976281008

Kim shpjegoi në një video: “Ne kemi bërë veshje për formësimin e trupit për një kohë të gjatë dhe tani kemi krijuar veshje të mrekullueshme për formën e fytyrës. Ky material kap mjekrën shumë fort dhe është shumë i rehatshëm për ta veshur natën ose edhe në shtëpi. Doja shumë t’i bëja këto – kemi punuar për to prej kohësh dhe jam shumë e lumtur që tani mund t’i shihni”.

Produktet u shitën menjëherë, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e markës SKIMS dhe ndikimin e Kim Kardashian në trendet e bukurisë dhe “self-care”. /Telegrafi/