Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Emmanuel Macronin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Francës.

“Një ditë e madhe për Evropën. Urime presidentit Emmanuel Macron dhe qytetarëve të Francës. Urimet më të mira për projektin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.