Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në ceremoninë festive me rastin e miratimit të ligjeve për transformimin e FSK-së në
Forcë të Armatosur, se sot është dita të cilën brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt e krenari.
Ai tha se kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit tha se se kombi shqiptar gjatë ekzistencës së tij, asnjëherë nuk sulmoi askënd, asnjëherë nuk ushqeu ambicie në dëm të të tjerëve dhe në zemrat e pjesëtarëve të tij kurrë nuk zuri vend urrejtja kundër të tjerëve.
“Krejt çfarë deshëm ishte të mbrojmë veten tonë, atdheun tonë, dinjitetin dhe lirinë tonë. Dhe për këtë mjafton të kujtojmë dy lëvizjet e fundit historike: Lëvizjen e rezistencës paqësore të viteve ’90-të dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne e dimë, me siguri dhe pa mëdyshje, por edhe e ardhmja e afërt do ta konfirmojë drejtësinë e plotë të kauzës sonë çlirimtare dhe të gjithë atyre që bartën mbi supet e tyre këtë kauzë. Ne besojmë te drejtësia, sepse ne kemi luftuar vetëm për drejtësinë. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në anën e drejtë të historisë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Veseli shtoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt dhe ka vetëm një emër: integrim në familjen e madhe euro-atlantike.
“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore, të cilat i falënderojmë për ndihmën e pakursyer që i dhanë popullit tonë për lirinë, shtetndërtimin dhe tash për Ushtrinë”, tha Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se Ushtria e Kosovës do të jetë vazhdim i këtij përcaktimi human të dëshmuar si popull gjatë historisë, pra një ushtri për veten dhe botën demokratike.
Kryeparlamentari Veseli shtoi se: një ushtri për sigurinë e vendit, një ushtri për stabilitetin dhe paqen demokratike në rajonin tonë, një ushtri në aleancë me NATO-n dhe në shërbim të vlerave të lirisë dhe demokracisë.
Ai tha se Ushtria e Kosovës do ta pasqyrojë vizionin euro-atlantik të shtetit tonë, rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe pasurinë tonë të madhe njerëzore e kulturore: komunitetet etnike të Kosovës.
“Uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë nderi e krenarie për shqiptarët e Kosovës, për serbët, për turqit, boshnjakët, malazezët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit e Kosovës. Uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë e paqes, fqinjësisë së mirë dhe Aleancës Veri-Atlantike. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, kudo që jetojnë e veprojnë në atdhe dhe diasporë”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë