LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi luftëtaret e UÇK-së, ato u shprehen se ky nuk është vendi për të cilin kanë luftuar

Veseli takoi luftëtaret e UÇK-së, ato u shprehen se ky nuk është vendi për të cilin kanë luftuar

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka takuar sot bashkëluftëtaret e UÇK-së.

Veseli thotë se me gratë që dikur mbanin uniformën e UÇK-së kanë theksuar njëzëri se ky nuk është vendi për të cilin kanë luftuar.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka ripërseritur se do të angazhohet për të luftuar korrupsionin dhe nepozitmin.


Postimi i plotë:

E fillova mëngjesin sot me bashkëluftëtaret e mia nga koha e luftës. Ishte kthim në kohë biseda me gratë në uniformë të UÇK-së, të cilat kanë dhënë një kontribut vendimtar, por nuk e kanë marrë kurrë lavdinë që e meritojnë.

E theksuam njëzëri se ky nuk është vendi për të cilin kemi luftuar, që fëmijët tanë të largohen për shkak të mungesës së perspektivës.

Do të angazhohem me tërë fuqinë time për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në Kosovën tonë. Për një ekonomi të lirë dhe të bazuar në mundësi të barabarta për të gjithë.

Së bashku, sikurse ishim në luftë, do të jemi edhe sot kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Fituam atëherë, do të fitojmë edhe sot. /Telegrafi/