Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një vizitë në Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, gjatë të cilës u takua dhe bashkëbisedoi me pensionistë, lidhur me gjendjen dhe kushtet në të cilat ata jetojnë.
Pasi dëgjoi kërkesat dhe nevojat e tyre, kryeparlamentari Veseli u shpreh i nderuar që gjendet në mesin e një brezi që ka kontribuuar shumë për zhvillimin e Kosovës, duke e shndërruar atë në një vend universitar dhe industrial.
Kreu i Kuvendit tha se ka përmirësime sa i përket statusit të pensionistëve në shoqërinë e Kosovës, por shtoi se kjo nuk është e mjaftueshme.
“Ju meritoni më shumë. Pragu i pensionit për kontributdhënës duhet të jetë së paku 200 euro. Të krijojmë kushte që pensionistët të vazhdojnë dinamikën e jetës dhe kontributin e tyre edhe pas moshës 65-vjeçare”, theksoi kryetari Veseli.
Ai shtoi se një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe rehabilitimit të kësaj pjese të shoqërisë, duke e kthyer atë në tretman periodik.
Kryetari i Kuvendit tha se buxheti i shtetit është i ngarkuar me skema sociale dhe se duhet të krijohen mundësitë që përfitues të kësaj skeme, nën moshën 65-vjeçare, të futen në tregun e punës, duke e liruar kështu buxhetin dhe adresuar për pensionistët.
Kryeparlamentari Veseli theksoi nevojën e sanimit të defekteve eventuale që lidhen me përkujdesjen institucionale ndaj kësaj kategorie, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij për kërkesat e arsyeshme që mund të adresohen.
Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Shaban Kajtazi, nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli për vizitën, duke e konsideruar atë shenjë të interesimit dhe përkujdesjes institucionale ndaj kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë sonë.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli u njoh me ambientet e qëndrimit të pensionistëve dhe për disa çaste iu bashkëngjit aktiviteteve të tyre ditore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe