Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Mitrovicë ku bashkë me kandidatët për kryetarë të komunave të veriut nga kjo parti, kanë nisur fushatën zgjedhore.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në katër komunat në veri ka filluar nga shtëpia e Ali Kadriut në lagjen “Kroi i Vitakut”.
Veseli ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidatët e PDK-së duke ftuar qytetarët pa dallim, që t’i bashkohen platformës së kësaj partie pasi siç tha ai do të thotë jetë më dinjitoze për qytetarët dhe komunikim më i mirë mes tyre.
Lideri i PDK-së tha se ka vetëm një Mitrovicë dhe ashtu do të jetë përgjithmonë ani pse përkohësisht ka qenë në dy njësi administrative.
Ai bëri thirrje për unitet mes shqiptarëve gjatë fushatës dhe jo assesi ndarje mes vete. Veseli ka potencuar se PDK-ja është në këtë garë zgjedhore me kandidatët e saj, për të dërguar një mesazh të qartë se çdo pjesë e territorit të vendit është i njëjtë ku kjo parti konkurron me përgjegjësitë e saj para të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Jemi të gjithë për Mitrovicën, Mitrovica është e Kosovës dhe Mitrovica është një. Ajo për çfarë duhet të gjithë të angazhohemi është me arrit një prosperitet më të mirë, komunikim më të mirë, për faktin se sa më mirë të jetojnë qytetarët në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe gjithandej, aq më mirë do t’i ketë punët edhe shteti ynë i pavarur dhe sovran. Shqiptarët duhet me qenë sa më të bashkuar dhe sa më unikë, me përdorë edhe këtë mundësi të cilën e ka krijuar fushata zgjedhore dhe jo me u nda mes vete”, tha Veseli, raporton KP.
Ai tregoi edhe pse kanë vendosur që të garojnë edhe me kandidatë të PDK-së. Sipas tij me këtë kanë dashur të përçojnë një mesazh për qytetarët e Kosovës.
“Kemi vendosur kandidatët tonë për arsye se kemi dashur të përçojmë një mesazh I cili është I drejtpërdrejtë. Kosova për ne është njëjtë çdo kund dhe PDK-ja konkurron çdo kund me përgjegjësitë e veta që ka para qytetarëve. Kur them para qytetarëve nuk po flas vetëm për shqiptarë”, ka thënë Veseli.
Veseli tha se do të vazhdojë një iniciativë e nisur më herët e që kishte mbetur në gjysmë.
“Ju e dini unë kam filluar një iniciativë e cila ka mbetur në gjysmë dhe të cilën prapë do ta vazhdoj. Nuk po flas për ndërtimin e shtëpive, të cilat janë legjitime dhe duhet të ndodhin dhe të vazhdojnë aty ku kemi mbetur për faktin se është e drejtë ligjore dhe natyrore që qytetarët të kthehen në pronat e tyre dhe ta zhvillojnë jetën ku të dëshirojnë, por ka qenë një iniciativë që e kam dhënë më herët, që bashkëqytetarët e pjesës veriore, të cilët punojnë në vendet jashtë pjesës veriore, të kenë mundësi të punojnë dhe mos të paguajnë fare asnjë tatim. As në pagë, në mënyrë që t’iu lejohet edhe punëdhënësve që të punësojnë bashkëqytetarë tonë të pjesës veriore. Kam biseduar edhe me ministrin e Financave Bedri Hamza, besoj se shpejt do të gjejmë një modalitet I cili nuk e dëmton as punëdhënësin por as punëmarrësin. Nuk po flas vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët në qoftë se dëshirojnë të punojnë në pjesën e brendshme të Kosovës”, tha Veseli sot në Mitrovicë.
Ndërsa, përfaqësuesi i lagjes ‘Kroi i Vitakut, Nazmi Ismajli, duke falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme, tha se PDK-ja është i vetmi subjekt që ka kontribuuar në rindërtimin e shtëpive dhe kthimin e shqiptarëve në atë pjesë.
Zgjedhjet në katër komunat e veriut mbahen më 19 maj ndërsa PDK kandidon me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi në Mitrovicë e Veriut, Shaqir Hetemi në Leposaviq, Hysen Mehmeti në Zubin Potok dhe Ilir Peci në Zveçan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit