LAJMI I FUNDIT:

Veseli në përurimin e fabrikës “Iso Term”: Zhbllokimi i 10 miliardë eurove do t’i japë hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit

Veseli në përurimin e fabrikës “Iso Term”: Zhbllokimi i 10 miliardë eurove do t’i japë hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës së re të stiroporit “Iso Term”, e cila ka thënë se është lajm i mirë për gjithë Kosovën.

Veseli ka thënë se me zbatimin e Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve. Ai ka thënë se në kuadër të këtij plani ka parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik.

Ky është statusi i plotë i Veselit:


Dje e përuruam fabrikën e re moderne të stiroporit “Iso Term” në Suharekë, e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë së banesave për qytetarëve tanë. Ndërtimi i fabrikave të reja si kjo është lajm shumë i mirë për gjithë Kosovën, sepse investimi në sektorin e prodhimit krijon punësim dhe rritje të qëndrueshme të ekonomisë.

Unë besoj se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqënien e qytetarëve. Në kuadër të këtij plani, kam parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik. Për ta përshpejtuar këtë proces do të ndërtoj një agjenci të specializuar, e cila do t’i ofrojë të gjitha shërbimet në një vend për ta përmbyllur këtë proces brenda 2 vjetësh, me vetëm 1 euro për metër katror.

Kjo nismë do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro kapital, duke i futur ato në qarkullim të ekonomisë sonë dhe do t’i japë fund informalitetit me patundshmëri. Këto dy efekte do t’i japin një hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit, i cili tashmë zë 15% të Bruto Produktit Vendor dhe ofron rreth 20% të punësimit në Kosovë. Shumë kompani që merren me ndërtime do të përfitojnë, përfshirë këtu edhe kompaninë “Iso Term”, e cila dje nisi një sukses të ri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori