LAJMI I FUNDIT:

​Veseli: Kuvendi ta miratojë pakon e propozuar nga PDK për t’i ndihmuar punëtorët

​Veseli: Kuvendi ta miratojë pakon e propozuar nga PDK për t’i ndihmuar punëtorët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqin dhe Sarah Rexhepi Pulën, ku bëri thirrje që diaspora të ndihmojë sektorin e gastronomisë gjatë sezonit turistik.

Veseli përmes një postimi në Facebook, tha se sektori i gastronomisë është më i prekuri ndërsa u rrezikua edhe që të falimentojnë shumë biznese.

“Sot prita në takim Petrit Kllokoqin dhe Sarah Rexhepi Pulën nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, organizatë kjo që përfaqëson bizneset e shumta të kafiterive, klubeve dhe restoranteve. Ky sektor zë një peshë të madhe në ekonominë e vendit duke u radhitur gjithashtu si një ndër punëdhënësit kryesorë. Situata emergjente e pandemisë dhe masat që janë marrë gjatë kësaj periudhe, e kanë goditur më së shumti sektorin e gastronomisë, duke rrezikuar falimentimin e shumë bizneseve”, shkruan Veseli.


Veseli theksoi se PDK-ja në paketën prej mbi 320 milionë eurosh të propozuar kanë parashikuar edhe mbështetjen e bizneseve të gastronomisë.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë partia e parë që ka vënë alarmin për pasojat e dëmshme ekonomike të pandemisë si dhe ka propozuar një paketë të plotë gjithpërfshirëse, me mbi 320 milionë euro, për të shpëtuar e rimëkëmbur ekonominë. Brenda paketës kemi parashikuar edhe mbështetjen e bizneseve të dëmtuara të gastronomisë, prandaj ajo duhet miratuar sa më shpejt nga Kuvendi i Kosovës. Mirëpo këto biznese kanë nevojë edhe për mbështetjen e të gjithë neve. Prandaj i bëj thirrje diasporës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që të mbështesin turizmin patriotik duke konsumuar kryesisht brenda në Kosovë gjatë sezonit turistik që po afrohet”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori