Data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 22 gusht dhe të gjitha partitë politike duket se i janë përveshur punës për zgjedhjet e parakohshme. Kur të gjithë po prisnin lëvizjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i nisur konsultimet me partitë rreth një mandatari të ri për kryeministër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, vendosi të thërrasë seancë për shpërndarjen e Kuvendit.
Veseli shuan çfarëdo mëdyshje lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, duke thënë se institucioneve të Kosovës u duhet një legjitimitet i ri qytetar. Ai ka folur edhe për koalicionet e mundshme, si do të shkojë PDK-ja në këto zgjedhje dhe çfarë u premton qytetarëve.
Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit për ta bërë Kosovën një vend të jetueshëm për të rinjtë që po largohen, është besimi i tij se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet dhe se është kryeministri i duhur për ta bërë këtë.
Veseli, në një intervistë për Zërin, ka thënë se këtë betejë e ka nisur në partinë e tij dhe do ta vazhdojë edhe për shtetin e Kosovës.
Duke folur për raportet me aleatët, Veseli ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër, i cili është i respektuar dhe i mirëpritur në Uashington dhe në Bruksel.
“Unë jam krenar për marrëdhëniet më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Secili që mendon se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës janë servilizëm, nuk i kupton marrëdhëniet e thella që kemi mes veti. Në mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për njerëzit tanë dhe shtetin tonë, Kosovës i duhet një Kryeministër që është i mirëpritur dhe i respektuar në Shtëpi të Bardhë dhe Bruksel. Një kryeministër që do t’i thellojë marrëdhëniet me aleatët dhe jo dikush që i dëmton ato. Nëse ne jemi në gjendje ta mbajmë këtë partnership dhe të kthehemi në dialog duke shtyrë përpara intersat strategjike të Kosovës dhe marrë njohjen e plotë të Kosovës, kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar një ekonomi të drejtë dhe të fuqishme në Kosovë”, tha Veseli.
Ndërsa duke folur për nismën e tij për të luftuar korripsionin dhe nepotizmin, ai tha se këtë betejë të vështirë do ta folitoj ashtu siç është fituar lufta ndaj Serbisë.
“Kjo do të thotë se zyrtarët me aktakuzë nuk do të jenë pjesë e qeverisë time. Qeveria ime e ardhshme do ta rrisë buxhetin për policinë dhe sistemin e drejtësisë për të ndalë korrupsionin, përfshirë edhe në këto institucione. Qeverinë që do ta udhëheqi unë, do të përfshijë vetëm njerëz bazuar në dije, kualitet dhe merita dhe jo në baza të nepotizmit dhe lidhjeve partiake”, ka thënë lideri i PDK-së Kadri Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Janevska: Për shtatë vite ka 17 mijë nxënës më pak dhe numri i studentëve është zvogëluar për shtatë mijë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe